Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një mbrojtës dhe një portier, ja emrat e zyrtarizuar nga Prishtina

Prishtina përforcohet me një tjetër element cilësor në prag të kampionatit të ri. Klubi bardhekaltër ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bashkëpunimin me Lumbard Dellovën, pjesëtarin e Përfaqësueses së Kosovës U-21. Qendërmbrojtësi i lindur në Krushë dhe ish-anëtari i Lirisë së Prizrenit, i transferuar tek Hajduku para dy vitesh, konsiderohet vlerë e shtuar në organikën e kryeqytetasve

Dellova, 21 vjeç, i lindur më 01.01.1999, ka qenë pjesë e rregullt e skuadrës së parë të Hajduk Splitit. Me Hajdukun II, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë.

“Trnasferimin te Prishtina e konsideroj si trampolinë, duke pasur parasysh se tek Hajduku nuk kisha minuta aq sa doja, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe, duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës.

Shpresojmë t’i arrijmë objektivat. Klubi nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur debutova me Lirinë përballë Prishtrinës, nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Të them të drejtën, mezi pres të paraqitem këtu, në “Fadil Vokrri”, ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e rinovuar kundër Anglisë U-21”.

Pas Dellovës Prishtina ka zyrtarizuar edhe portierin kroat, Ivan Jelic, 1.98 metra i gjatë. 22-vjeçari ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kroaci, ku spikat RNK Split, ndërsa së fundi ka mbrojtur portën e NK Krsko.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...