Manchester United është në kërkim të përforcimeve dhe gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë emra. Së fundmi Sportmail raporton se “Djajtë e kuq” janë fokusuar te qendërmbrojtësi i Monaco, Axel Disasi.
Francezi, 25 vjeç, po spikat në Ligue 1 dhe tashmë mund të bëjë hapin e madh në karrierë. Klubi nga Principata është i gatshëm të futet në bisedime për ta shitur mbrojtësin, i cili është nën kontratë deri më 30 qershor 2025.
Lexo edhe:
- Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
- Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
- Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
- Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem
Tashmë ka edhe një çmim për të cilin Monaco heq dorë nga shërbimet e Disasi. Manchester United mund ta blejë atë për shumën e 44 milionë paundëve, ose rreth 50 milionë euro.
