Një mesfushor për klubin e Superligës, zyrtarizohet firma me brazilianin

Llapi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Robson Da Silva. Ashtu siç e lajmëroi edhe Supersport një ditë më parë, braziliani arriti marrëveshjen me klubin e Superligës në Kosovë dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023. Roli që mbulon Da Silva është ai i mesfushorit të qendrës, ndërsa është një vlerë e shtuar edhe për aspektin difensiv ë skuadrës.
Sezonin e fundit, 26-vjeçari u aktivizua në radhët e klubit nga Katari, Al-Mesaimeer Sports Club. Ndërkaq, Da Silva ka pasur edhe një eksperiencë në Maqedoninë e Veriut ku ka luajtur për Makedonija GP dhe Belasica, ndërsa tashmë do të provojë aventurën e re në Kosovë.
Njoftimi i Llapit:

