Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një miliarder indian kërkon të blejë Liverpoolin

Një miliarder indian ka shfaqur interes pë të blerë klubin e Liverpoolit. Mediet angleze e jo vetëm shkruajnë së bëhet fjalë për Mukesh Ambanin, udhëheqësin e Reliance Industries Limited, një kompani konglomerate shumëkombëshe indiane, me seli në Mumbai, që ka biznese të ndryshme duke përfshirë energjinë, naftën, gazin natyror, shitjen me pakicë, telekomunikacionin, mediat dhe tekstilet.

Interesi global për të blerë një pronë siç është klubi i Liverpoolit është i pashmangshëm, por jo të gjithë e shohin me vlerë blerjen e një klubi elitar të Premier League.

Sir Jim Ratcliffe, një miliarder britanik, kohët e fundit përjashtoi mundësinë e blerjes së aksioneve të klubit të Merseyside. Ai tha se ka më shumë vlerë diku tjetër në botën e futbollit, sesa blerja e një klubi të nivelit të lartë të Premier League-s. Ratcliffe aktualisht zotëron skuadrën e Ligue 1, Nice.

Kjo nuk është hera e parë që Ambani po shfaq interes për aksionet e e Liverpoolit. Kompania e tij po studionte mundësinë e blerjes së klubit anglez në vitin 2010 përpara se Fenëay Sports Group (FSG), pronarët aktualë, të blinte ekipin e Premier League-s.

FSG e përfundoi blerjen për 300 milionë stërlina (344.1 milionë dollarë) të klubit Merseyside në vitin 2010.

Forbes e renditi Liverpoolin si klubin e katërt më të vlefshëm të futbollit në botë, me një vlerë prej rreth 4.45 miliardë dollarë (rreth 3.8 miliardë stërlina). Klubi ka fituar 19 tituj të kampion në Angli dhe trofe të shumtë në garat evropiane. Kohët e fundit po shijon rikthimin e ditëve të lavdishme nën drejtimin e trajnerit gjerman, Jürgen Klopp, i cili në vitin 2020 e udhëhoqi klubin drejt titullit të tij të parë të ligës që kur u quajt Premier League.

Investitorët nga Amerika dhe Lindja e Mesme ka të ngjarë të jenë më të interesuarit për të blerë Liverpoolin.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...