Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Një mjek na konsideroi të vdekur”, Simeone: Kualifikimi në Champions i lehtë? Ta provojnë!

Falë triumfit 3-0 në shtëpi përballë Osasunës, Atletico Madrid përveç se kaloi në vend të dytë duke zbritur Real Madridin në vendin e tretë, garantoi matematikisht edhe pjesëmarrjen për të 11-tën herë radhazi në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm. Pas këtij suksesi, Diego Simeone u shpreh se në fillimin e sezonit, i konsideruan të “vdekur” ndërsa ftoi ata që e konsiderojnë të lehtë kualfikimin në Champions, të veshin kostumin e zi të trajnerit.

“Më vjen mirë që i bëmë njerëzit tonë të lumtur. Në nëntor ishim në “klinikë” dhe një mjek na tha se ishim thuajse të “vdekur”. Punojmë ditë pas dite dhe mendojmë vetëm për t’u përmirësuar. Ata që e konsiderojnë kualifikimin në Champions si një mision të lehtë, i ftoj të veshin kostumin e zi të trajnerit dhe ta provojnë vetë. Le të trajnojnë një skuadër për tetë muaj dhe të më thonë nëse është e lehtë apo jo.

Lexo edhe:

E ardhmja? Kam edhe një vit të mbetur në kontratë, kjo pjesë ishte e lidhur edhe me Championsin. Do të flasim sërish në fundin e sezonit me drejtuesit dhe do të marrim vendimin për të mirë për skuadrën”, u shpreh Simeone.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...