Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një muaj jashtë, Insinge humb Juven dhe sfidat e kombëtares

Rezonanca magnetike së cilës iu nënshtrua Lorenzo Insigne zbuloi një dëmtim të shkallës së parë të bicepsit femoral të këmbës së majtë. Kapiteni i Napolit u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Genoa dhe po priste një përgjigje më të saktë sa i përket shkallës së dëmtimit. Për futbollistin e datëlindjes ‘91 pritet një ndalesë prej të paktën katër javësh. Kthim i tij në fushë duhet të ndodhë mes fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Siç ishte njoftuar më parë nga menaxheri i tij, Vincenzo Pisacane, Insigne do të humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit. Kthimi i sulmuesit nuk ka të ngjarë të ndodhë as për ndeshjen kundër Atalantës, e planifikuar për në 17 tetor në “San Paolo”. Rino Gattuso mund ta ketë lojtarin përsëri në dispozicion për ndeshjen e Serisë A, më 25 tetor, kur napolitët të vizitojnë Beneventon.

Insigne nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet as ftesës së trajnerit Roberto Mancini në ekipin kombëtar për miqësoren me Moldavinë dhe sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Polonisë dhe Holandës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...