Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një muaj kohë për të shpëtuar punën, trajneri gjerman në rrezik

I sapopunësuari Thomas Tuchel duket se po has shumë vështirësi në aventurën e tij të re te Bayern Munich. Gjermani e ka drejtuar ekipin në shtatë ndeshje duke arritur të koleksionojë vetëm dy fitore.

Gjatë kësaj periudhe bavarezët u eliminuan nga Champions League nga Manchester City i Guardiolës me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Disfata tjetër ishte dhe eliminimi nga Kupa e Gjermanisë ndaj Freiburg.

Lexo edhe:

Shumë pak suksese duke parë CV mbresëlënëse të ish-trajnerit të PSG dhe Chelsea, i cili me këta të fundit arriti të fitojë Champions League në më pak se 6-muaj.

Ecuria e bavarezve nuk ka qenë shumë pozitive, saqë në javën e fundit ata humbën vendin e parë në kampionat.

Sipas gazetës gjermane BILD, stafi i drejtuesve bavarez do të mblidhen në datë 22 maj, 5 ditë përpara mbylljes së sezonit në Gjermani. Duket se trajneri bashkë me stafin drejtues do të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...