Formula 1

Një muaj nga nisja e Botërorit, çfarë mund të ndodhë gjatë vitit 2019

Çmimi i Madh i Australisë, që do të zhvillohet pas një muaji, do të shënojë edhe nisjen e Botërorit të Formula 1, një kampionat ku mund të pritet thyerja e një sërë rekordesh.

Kështu, për këtë vit mund të kemi rekordin për kryesimin dhe fitoren e garave të Formulës 1. Rekorde këto që mund të thyhen nga Lewis Hamilton, i cili kërkon të barazojë 7 titujt e Michael Schumacher, si dhe numrin e fitoreve, 91 të tilla.

Në këtë pikë, Hamilton duhet të fitojë 18 nga 21 garat e këtij kampionati, gjë që do të ishte diçka historike.

Një tjetër rekord që mund të thyhet është ai i pilotit më të ri që fiton “pole position”, që për momentin mbahet nga Sebastian Vettel, vendosur në vitin 2008 në Monza, kur gjermani ishte 21 vjeç e 72 ditë.

Deri më tani, ai që ia ka rrezikuar këtë rekord Vettelit ka qenë Max Verstappen, i cili tashmë e ka kaluar këtë kufi moshe. Ndaj, ata që mund ta thyejnë këtë rekord janë Norris, Stroll dhe Russell. Vettel ka edhe rekordin e pilotit më të ri që ka fituar titullin e Formulës 1, në moshën 23 vjeç e 134 ditë, në vitin 2010.

Në këtë pikë, ata që rrezikojnë t’ia rrëmbejnë këtë rekord pilotit gjerman të Ferrarit janë Max Verstappen dhe LeClerc.

Daniel Ricciardo dhe Valtteri Bottas kanë privilegjin të duelojnë për rekordin e pikëve të grumbulluara, pa u shpallur asnjëherë kampion bote, që mbahet nga Felipe Massa, me 1.167 pikë. Australiani është më pranë pilotit brazilian, me 182 pikë, ndërsa finlandezi i Mercedesit është 205 pikë larg Massës.

Ferrari është skuderia që mban rekordin për titujt radhazi të fituar për konstruktorë, me 6 të tillë, të arritur në periudhën e Michael Schumacher. Këtë rekord mund ta barazojë Mercedesi këtë vit, me skuderinë gjermane që e ka fituar 5 herë radhazi titullin për konstruktorë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency