Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Një mungesë e sigurt për finalen, lojtari i Real Madrid infektohet me COVID

Të dielën, në Arabinë Saudite do të zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës mes Athletic Bilbao dhe Real Madrid. Baskët kaluan në gjysmëfinale Atletico Madrid ndërsa nga ana tjetër, madrilenët eliminuan Barcelonën dhe tashmë të dy skuadrat do të luftojnë për të ngritur lart trofeun.

Megjithatë, një problem jo pak shqetësues ka prekur organikën e trajnerit Carlo Ancelotti duke qenë se është konfirmuar i prekur nga COVID-19, Dani Carvajal. Mbrojtësi ishte një nga të paktët që shpëtoi nga infektimi i para disa ditëve kur një pjesë e madhe e lojtarëve dhe stafit të Los Blancos u prekën nga virusi i rrezikshëm.

Por, tashmë spanjolli është i detyruar të izolohet dhe në këtë formë do të humbasë mundësinë për të zbritur në fushë ditën e diel, teksa pritet që të zëvendësohet nga Lukas Vazquez në linjën e djathtë të mbrojtjes. Ndërkohë, sa i takon qendrës së mbrojtjes, Ancelotti shpreson të rikuperojë në kohë David Alaba, i cili nuk ishte në fushë as ndaj Barcelonës si pasojë e një dëmtimi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...