Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Një ndeshje për Francën, mesfushori braktis “Gjelat” dhe ndryshon kombëtare

Mesfushori i Lyon, Houssem Aouar pritet të ndryshojë kombëtare në javët e ardhshme dhe në vijim do të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, Algjerinë e jo më Francën. Lojtari 24-vjeçar ka një prezencë me kombëtaren franceze dhe ajo është regjistruar në një miqësore ndaj Ukrainës.

Mirëpo, Aouar nuk e ka përfaqësuar Francën në asnjë ndeshje zyrtare dhe në këtë formë lojtari mund të luajë për Algjerinë teksa vetë presidenti i Federatës algjeriane të futbollit Djahid Zefizef, tha se 24-vjeçari është dakord për të ndryshuar kombëtare.

Gjithsesi, zyrtarisht ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e përfaqësuesëve të Aouar në lidhje me ndryshimin e kombëtares, teksa bisedimet vijojnë mes palëve dhe nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive, mesfushori mund të luaj për herë të parë me Algjerinë në ndeshjet e muajit mars.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...