Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Një nënkampion bote për stolin, ish-klubi i Brojës zyrtarizon trajnerin e ri

Vittese ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi holandez nuk e ka nisur mirë sezonin 2022/2023 në Eredivisie. Vetëm pesë pikë në shtatë javë kampionat ndikuan që të shkarkohej gjermani Thomas Letsch, i cili menjëherë pas largimit nga Holanda mori drejtimin e Bochum, ekipit të Bundesligës.

Ndërkohë, drejtuesit e Vitesses, ish-klubit të Armando Brojës dhe Milot Rashicës, i kanë besuar pankinën Phillip Cocu. 51-vjeçari veshi 100 herë fanellën e kombëtares holandeze (10 gola) gjatë karrierës si futbollist, teksa u aktivizua edhe me klube si PSV, Vitesse, Barcelona apo AZ Alkmaar.

Si trajner, Cocu ka drejtuar PSV-në, Fenerbahcen në Turqi dhe Derby County në Championship. Cocu fitoi 3 tituj kampionë si teknik i PSV-së, teksa u shpall nënkampion bote me Holandën në Botërorin Afrika e Jugut 2010 si ndihmës i Bert van Marwijk.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...