Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Një nga ditët më të lumtura”, Bayerni prezanton afrimin e tretë

Zyrtarizimi i radhës te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë prezantuar Joao Palhinhan si lojtarin më të ri të skuadrës së Vincent Kompany.

Mesfushori portugez vjen nga Premier League, kampion ku ishte pjesë e Fulhamit. Rreth 51 mln euro do të paguajnë bavarezët për kartonin e 29-vjeçarit.

Lexo edhe: 

Palhinha ka firmosur deri në vitin 2028 me klubin e madh gjerman. Mesfushori është pjesë e rregullt e kombëtares portugezë (31 ndeshje, 2 gola).

Lojtari luzitan është përforcimi i tretë i Bayernit, që më parë ka siguruar shërbimet e japonezit Hiroki Ito dhe francezit Michael Olise.

Tashmë është radha e mbrojtësit Tah dhe mesfushorit Xavi Simons, të cilët së shpejti pritet të zyrtarizohen si prurjet e reja në kampin bavarez.

Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Jam në një klub madhështor, është një ëndërr e realizuar për mua. Ndihem shumë krenar për këtë arritje“, u shpreh Palhinha.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...