Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare”, Shkëndija zyrtarizon sulmuesin shkodran

Eraldo Çinari është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Shkëndijës. Siç raportoi SuperSport 15 ditë më parë, 26-vjeçari shkodran ka firmosur deri në vitin 2024 me kuqezinjtë nga Tetova.

Shkëndija është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare. Për tifozët e mrekullueshëm premtoj se do të jap maksimumin për të arritur objektivat që ka klubi”, u shpreh sulmuesi pa firmës mbi kontratë.

Ekskluzive/ Çinari zgjedh ngjyrat kuqezi, zbulohet klubi i ri

KOMUNIKATA E SHKËNDIJËS

Sulmuesi shkodran Erald Çinari vjen në Tetovë nga Samsunspor-i i Turqisë, ndërsa firmos deri verën e vitit 2024. KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Erald Çinarit.

Sulmuesi dhe kryesia e klubit kanë gjetur akordin për bashkëpunim, ndërsa pasi 26 vjeçari kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore u firmos kontrata 1.5 vjeçare.

Çinari te Shkëndija vjen nga radhët e Samsunspor-it të Turqisë dhe pritet të jetë përforcim për krahët e sulmit edhe pse mund të luajë edhe si sulmues qendre.

Në Turqi u transferua në verën e vitit 2021, pasi paraprakisht luajti tre sezone me Partizanin e Tiranës të cilët i ndihmoi të fitonin kampionatin dhe Super Kupën e Shqipërisë. Karrierën e ka nisur në vendlindje te Vllaznia me të cilët është paraqitur për 5 sezone si profesionist.

Ndjehem shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj me stërvitje dhe ndeshje. Shumë tifozë të Shkëndijës më kanë dërguar mesazhe në rrjetet sociale dhe më kanë bë të ndjehem jashtëzakonisht mirë.

Shkëndija është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare dhe për mua është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e këtij ekipi.

Për tifozët e mrekullueshëm premtoj se do të jap maksimumin për të arritur objektivat që ka klubi“, u shpreh Çinari për Shkëndija Channel pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.


Çinari bëhet përforcimi i pestë i Shkëndijës në merkaton e janarit, pasi paraprakisht firmosëm me Maksimovin, Qakën, Mujezinoviqin dhe Milevin.

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë mirëseardhje Erald Çinarit, duke i uruar shumë suksese me fanellën kuqezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...