Futboll

Një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkato, Leipzig “blindon” Nkunku

Christopher Nkunku ishte një emrat më të lakuar në nisje të merkatos, por Leipzig ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me francezin deri në verën e vitit 2026.

24-vjeçari është pjesë e skuadrës së Leipzig nga sezoni 2019-2020 dhe do të vijojë të jetë pjesë e gjermanëve edhe për 4 vitet e ardhshme, me klubin që blindon  kështu “yllin” e skuadrës. Nkunku në total numëron 136 ndeshje dhe 46 gola në të gjitha kompeticionet me Leipzig, ndërsa më parë ishte pjesë e francezëve të PSG, me parizienët të cilët shfaqën interes për ta rikthyer sërish në Paris, por pa rezultat.

Sezoni i kaluar ishte fantastik për Nkunku, pasi përmirësoi ndjeshëm statistikat personale dhe ia doli të shënonte 35 gola në 52 ndeshje, dukë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Për momentin klubi ka njoftuar vetëm rinovimin, pa dhënë detaje të tjera, por natyrisht, që tashmë francezi ka përmirësuar edhe termat personal financiar dhe mbi të gjitha me një klauzolë të re.

Leipzig e mbylli sezonin e kaluar në vendin e katërt me 58 pikë, duke siguruar edhe një vend në fazën e grupeve të Champions League dhe kështu Christopher Nkunku do të tentojë të ruajë rendimentin dhe të marrë përsëri vëmendjen e klubeve europiane.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency