Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Një nga gjërat më të bukura të jetës”, Morata emocionon tifozët e Juves me postimin e lamtumirës

Alvaro Morata është ndarë përfundimisht me Juventusin. Sulmuesi spanjoll i dha fund aventurës së dytë me bardhezinjtë italianë (2014-2016 dhe 202-2022), ekip me të cilin fitoi gjashtë trofe.

29-vjeçari do të rikthehet tek Atletico Madrid, klub me të cilin ka edhe një vit kontratë. Lojtari spanjoll ka emocionuar tifozët e Juves në postimin e kryer në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan:

Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë ishte mundësia e veshjes së kësaj fanelle, por aq më tepër që kisha mundësinë t’u tregoja fëmijëve të mi se çfarë do të thotë ‘Juventus’ si formë jete, diçka do e mbajmë gjithmonë në zemër.

Edoardo (djali) ka lindur në Torino, jam krenar për këtë fakt. Falënderoj gjithë shokët e ekipit, stafin dhe drejtorët, magazinierët, fizioterapistët, mjekët dhe gjithë njerëzit që punojnë shumë orë në prapaskenë për ne.

Faleminderit nga zemra, jeni të mrekullueshëm! Ju tifozëve, ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe një gjë është e qartë: e kam mbrojtur gjithmonë këtë fanellë me të gjitha forcat e mia dhe do të jem gjithmonë një juventin. Faleminderit për gjithçka DERI NË FUND“.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...