Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Një nga klubet më të mira në Ballkan”, Shkëndija zyrtarizon afrimin e katërt

Shkëndija ka zyrtarizuar afrimin e katërt në merkaton e dimrit. Kuqezinjtë nga Tetova kanë forcuar majën e sulmit me Nasko Milev.

26-vjeçari nga Plovdiv, i cili në të kaluarën ishte pjesë e kombëtareve U19 dhe U21 të Bullgarisë, mbërrin nga lituanezët e Panevezys.

Milev ka luajtur edhe me Dziugas në Lituani, ndërkohë që në Bullgari ka veshur fanellat e Slavia Sofia (fitoi Kupën, 2018), Lok Sofia, Botev Plovdiv dhe Vitosha.

Drejtuesit e klubit shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut, ranë dakord me lojtarin për të firmosur një kontratë që do i mbajë bashkë deri në verën e vitit 2024.

Ky është një prej klubeve më të mira në Ballkan dhe për mua është nder të vij këtu e të luaj për Shkëndijën. Është klub me tifozeri fantastike, klub me traditë, histori, klub që ka qëllime të mëdha.

Vij me dëshirë dhe besim për të ndihmuar klubin të realizojë ambiciet e tij. Besoj të ndihmoj me gola ekipin të kapë vendin e parë në renditje”, u shpreh Milev.

Sulmuesi është përforcimi i katërt i Shkëndijës pas Metodi Maksimov (sulmues i djathtë), Kamer Qaka (mesfushor) dhe Mustafa Mujezinovic (mesfushor).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...