Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një nga më të dalluarit në Premier League, Anglia humbet një element para ndeshjeve të radhës

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në fundin e muajit mars teksa fillimisht do të përballet me Zvicrën më datë 26 dhe tre ditë më vonë zbret sërish në Wembley ndaj Bregut të Fildishtë. Pjesë e skuadrës së “Tre Luanëve” pritej të ishte edhe portieri i Arsenal, Aaron Ramsdale, i cili në këtë sezon ka rezultuar si një nga pikat më të forta të topçinjve duke ulur në stol Leno.

Trajneri Gareth Southgate kishte menduar t’i jepte minuta në kombëtare Ramsdale në vend të të zakonshmit Pickford, mirëpo planet kanë ndryshuar duke qenë se 23-vjeçari pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Liverpool dhe tashmë nuk mund të jetë në grumbullim.

Ramsdale e pati të pamundur të aktivizohej edhe në ndeshjen e fundit të Arsenal ndaj Aston Villa-s ndërsa gardiani pritet të jetë i gatshëm pas dy javëve kur të mbyllet edhe pauza e kombëtareve për të vazhduar sezonin në kërkim të objektivave me Arsenalin e për të pretenduar sërish një rol protagonisti me Anglinë, këtë herë në Botërorin e Katarit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...