Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Një nga më të mirët në histori”, Conte i fiksuar pas kapitenit: Çfarë i kërkoj në stërvitje

Tottenham e pret një transfertë e vështirë të shtunën. Ekipi i Antonio Contes do të sfidojë Aston Villa (18:30) me synimin për të siguruar suksesin e katërt radhazi në Premier League.

Spurs ndajnë vendin e katërt me Arsenalin me nga 54 pikë, por djemtë e Mikel Artetës kanë luajtur një ndeshje më pak. Trajneri italian u ndal te Harry Kane në prononcimin për mediet.

Kapiteni dhe sulmuesi i Tottenham – golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Premier League – po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe deri në këtë fazë të sezonit ka realizuar 22 gola+7 asiste.

Mendoj se Harry (28) është në moshën e duhur për të dëshmuar se mund të bëhet jo vetëm një nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe një nga më të mirët e historisë së futbollit.

Ai është tashmë në histori, pasi ka shënuar shumë gola për Tottenhamin dhe kombëtaren angleze (49). Ai ndodhet në moshën e duhur për t’u bërë një nga më të mirë në planet.

Roli i tij është si numër 9, por në të njëjtën kohë Harry mund të jetë edhe një numër 10 për cilësitë që ka”, deklaroi Conte, i cili u ndal edhe te përmirësimi i Kane, i cili nuk e nisi shumë mirë sezonin.

Nuk po tentoj të përmirësoj cilësitë e tij, thjesht dua ta bëj më efektiv. Po flasim për një futbollist fantastik, kështu që përmirësimi i tij nuk është aspak një mision i thjeshtë.

Gjithsesi, ne po mundohemi të punojmë, po e shtyjmë të ketë ambicie maksimale për t’u bërë sulmuesi më i mirë i mundshëm”, theksoi Conte, i cili po lufton për të siguruar një nga katër biletat e Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...