Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Një nga më të mirët në rolin e tij, Dani Alves i kalon “stafetën” anësorit të Liverpool

Një pjesë e madhe e meritës për triumfet e Barcelonës së kohës së artë, ishte edhe e Dani Alves. Braziliani, anësor i linjës së djathtë falë teknikës shndërrohej në një futbollist vendimtar në fazën e sulmit, ndërsa asistet për Messin me shokë ishin të panumërta.

Me katalanasit, 38-vjeçari ka fituar shumë trofe teksa ato që bëjnë diferencën janë padyshim gjashtë titujt në La Liga-n apo edhe tre triumfet në Champions League. Tashmë që është në fundin e karrierës, Alves ka veçuar disa lojtarë të cilët kanë të njëjtin rol në fushë si ai, ndërsa ka një konsideratë të lartë për Trent-Alexander Arnold të Liverpool.

“E admiroj Trent, është një lojtar fantastik. Ai djalosh ka cilësi të klasit botëror dhe është shumë i rëndësishëm për Liverpool. Por, edhe Reece James e Achraf Hakimi dallohen në rolin e tyre, ata ia dalin më së miri të miksojnë forcën fizike me teknikën. Janë tre lojtarë me karakteristika të ndryshme, por punën e tyre e bëjnë shumë mirë”, u shpreh Alves.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...