Serie A

“Një nga pesë më të mirët në botë, por me një kusht”, një viking karikon Leaon

Rafael Leao ishte një nga protagonistët kryesorë në fitimin e Serie A nga Milani, sukses që mungonte prej vitit 2011. Sulmuesi portugez u shpall golashënuesi më i mirë i kuqezinjve në kampionat me 11 gola.

Tifozët presin konfirmimin e 23-vjeçarit, por edhe shokët e skuadrës. Në një prononcim për SportWeek, Simon Kjaer ndalet kryesisht te sulmuesi i majtë luzitan. “Këtë vit jam kurioz të shoh Leaon dhe Tonalin.

Ata nuk janë më fëmijë, duhet të rriten jashtëzakonisht shumë. Ajo që ata bënë vitin e kaluar nuk mjafton më. Leao ka cilësi të jashtëzakonshme, ai nuk mund t’i lejojë më vetes ndeshje ku shihet pak në fushë.

Ai duhet të jetë gjithmonë vendimtar. Nëse ai arrin ta hedhë edhe këtë hap do të kthehet në një nga pesë lojtarët më të mirë në botë. Më pas dua të shoh edhe Origin.

Kam luajtur me të te Lille, ishte një djalosh. Tani pres një kampion që bën diferencën, pasi ka gjithçka për të qenë i tillë: ka shpejtësi, fizik të fortë dhe këmbë”, deklaroi mbrojtësi danez, një nga liderët e Milanit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency