Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një Partizan i ri për të nisur një kampionat të ri

Harrojeni fazën e parë, një Partizan i ri synon të nisë një kampionat të ri, por kundërshtari është pikërisht ai që i dha goditjen e parë projektit të shumëtrumbetuar me Iulianon, Laçi. Triumfonte 2-0 në nisjen e këtij kampionati duke i shtangur të gjithë në kryeqytet, tani Partizani rikthehet për tu përballur me kurbinasit në fushën e tyre, me në krye një tjetër timonier Sulejman Starovën. Laçi i sjell fat, edhe në debutimin e tij të fundit e niste me një fitore ndaj skuadrës kurbinase dhe ka patur rreth 10 ditë kohë për të riformatuar skuadrën që e njeh aq mirë, dhe do të jetë një Partizan shumë ndryshe nga ai fazës së parë, pasojë edhe e një Sukaj në gjendje jo otimale, shpikja e fundit quhet Progni në majën e sumit, pjesa tjetër besim për boshtin e vitit të kaluar, ashtu si dhe për Jasir Asanin që mund ti japë impulse të rëndësishme skuadrës në aspektin sulmues. Laçi nuk është një fushë e lehtë, sidomos për sulmuesit, skuadra e Mezanit këtë sezon ka pësuar 3 gola në 4 ndeshje të luajtura në shtëpinë e saj, dhe në Laç mund të mbështeten te një grup që ka punuar me qetësinë e duhur gjatë pauzës së kombëtareve, do të mungojë vetëm kapiteni Sefgjinaj , ndërkohë që skuadra ka treguar gjatë fazës së parë se mund ti bëjë keq kujtdo, te Partizani nuk mund ta lejojnë diçka të tillë, për të kuqtë ky duhet të jetë një kampionat i ri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...