Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një pengesë e madhe, ja pse Ronaldo nuk mund të transferohet te Bayern

Ditët e fundit në medie po qarkullon lajmi i transferimit të Cristiano Ronaldos te skuadra e Bayern Munich, ku shihet si pasues i Robert Lewandowskit me polakun që dëshiron të largohet në drejtim të Barcelonës këtë verë.

Megjithatë një kalim i Ronaldos në Bundesligë do të ishte një risi e vërtetë. Vlen të theksohet se Ronaldo nuk është i lumtur te Manchester United, duke i shtuar edhe faktin që “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë këtë sezon në Champions League, largimi i portugezit duket shumë i mundshëm.

Bazuar raportimeve të medieve gjermane, pavarësisht faktit që Ronaldo mund të largohet nga United, mundësia e kalimit të tij te Bayern është shumë e vogël.

Ronaldo merr rreth 29 milionë euro neto në vit te “Djajtë e Kuq” dhe diçka e tillë “do të hidhte në erë” strukturën e pagave te Bayern dhe klubi gjerman kurrsesi nuk mund ta lejojë të ndodhë kjo gjë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...