Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Një Pep nga Katalunja edhe në Serinë B, klubi i mesfushorit shqiptar gjen trajnerin e ri

Brescia dështoi sërish për t’u ngjitur në Serinë A, teksa sezonin që lamë pas u eliminua në play off nga Monza, megjithatë drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë punën për t’u organizuar për sezonin e ri me objektiv ngjitjen në elitën e futbollit Italian.

Gjithçka nis nga trajneri dhe “dallëndyshet” kanë vendosur të rikthejnë në stol spanjollin Pep Clotet, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe do të nisë menjëherë punën për përgatitjet e ekipit për sezonin e ri.

Clotet ka qenë trajner i Brescias edhe në periudhën Shkurt-Qershor 2021, duke bërë mjaft mirë, por më pas drejtuesit vendosën t’i besonin fillimisht Filipo Inzaghit e më vonë Eugenio Corinit.

Kjo do të jetë eksperienca e tretë në Serinë B për Pep Clotet, pas atyre pak muajve me Brescian dhe sezonit të kaluar në stolin e Spalit, teksa synimi do të jetë që të rikthejë “dallëndyshet” në elitën e futbollit italian.

Kujtojmë që te Bresica luan edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Emanuele Ndoj, i cili është aty që prej vitit 2016 dhe vetëm 6 muajt e fundit u huazua te Cozenza për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...