Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një pikë në 4 ndeshje, Flamurtari duket i dorëzuar në sprintin final për Europën

Nuk ka asnjë dyshim se Flamurtari i pjesës së dytë të sezonit ka qenë në nivelet më të larta të viteve të fundit, pasi ndonëse një skuadër me 1001 probleme, luftonte për çdo centimetër, duke mos shfaqur asnjë shenjë dorëzimi, edhe pse drejtuesit nuk kishin shfaqur as minimumin e korrektësisë kundrejt “luftëtarëve” që për shumë arsye, po jepnin gjithçka.

Është një arrite e konsiderueshme që sot Flamurtari nuk është në betejën për mbijetesë, madje synon Europën, megjithatë duket se “porcioni magjik” që injektonte doza adrenaline në venat e kuqezinjve, ka përfunduar.

Tre humbje të njëpasnjëshme, 7 gola të pësuar, asnjë i shënuar dhe vetëm 1 pikë në 4 sfidat e fundit, me fitoren që nuk vjen prej ekzaktësisht 1 muaji, kur më 14 Prill triumfonte 1-2 në Elbasan, ndaj Kukësit. Periudha negative ka bërë që vlonjatët të rrëshqasin nga vendi i 3-të, në të 5-tin.

Nuk ka përfunduar asgjë, po të analizohet distanca prej 3 pikësh me Teutën dhe fakti që kuqezinjtë i kanë 3 pikë të sigurta, sepse kalendari i rezervon Kamzën më 25 Maj, sidomos kur ekziston mundësia që edhe vendi i 4-t të të dërgojë në Europë, megjithatë duket se lojtarët nuk kanë më forcë psikologjike për të vijuar luftën. Gjithçka e ka një kufi dhe me sa është dalluar në javët e fundit, Flamurtari nuk mban më, ndërsa ndokush do të thoshte më të drejtë, “shumë ka mbajtur”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...