Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Një regjisor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

Juventus mposhti Leccen në javën e gjashtë të Serie A, me bardhezinjtë që në shtëpinë e tyre fituan me shifrat 1-0 falë një goli të Milik në pjesën e dytë. Pjesë e rëndësishme e Lecces, ashtu si edhe në pesë ndeshjet e para, ishte mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani.

Ramadani luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në këtë sezon, kjo edhe sepse ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë. Megjithatë, 69 minutat mjaftuan që 27-vjeçari të marrë një vlerësim shumë pozitiv nga Eurosport që i vendosi notën gjashtë paraqitjes së shqiptarit. Në vlerësimin e ndeshjes së Ramadanit, Eurosport thekson se mesfushori mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë.

Lexo edhe:

“Një regjizor i pastër, i bukur për t’u parë dhe që merr gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Është autor i një pjese të parë të shkëlqyer, bie pak në pjesën e dytë pasi nuk kishte sasinë e duhur të “benzinës” për të furnizuar skuadrën në fazën ofensive”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit që vazhdon kështu të vlerësohet si një nga lojtarët kryesorë të Lecces, edhe pse ish-lojtari i Partizanit është duke shijuar vetëm vitin e parë në elitën e futbollit italian, Serie A.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....