Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një rus dhe një ukrainas, drejtuesi i Atalantës tregon miqësinë mes Miranchuk dhe Malinovskyi-t

Ruslan Malinovskyi dhe Aleksei Miranchuk, njëri ukrainas dhe tjetri rus, të dy kanë të njëjtin qëllim: të ndihmojnë Atalantën të arrijë objektivat e saj. Në kulmin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, futbollistët në fjalë janë “të detyruar” të bashkëjetojnë në paqe. Drejtori sportiv i Atlanatës, Umberto Marino, e quajti miqësinë e dyshes së Atalantës “një shembull se si duhet të jenë gjërat”.

Duke folur për DAZN përpara ndeshjes së Atalantës kundër Sampdoria, Marino diskutoi fillimisht për Malinovskyi-n.

“Ai e di që jemi shumë pranë tij, me të dhe familjen e tij, që po kalon një periudhë stresuese. Ne kemi treguar solidaritet.”

Më pas, tema e diskutimit ishte për Miranchuk.

“Miqësia e dy djemve është pasqyrë e marrëdhënieve të dy popujve shumë të ngjashëm. Ata po e jetojnë këtë moment në një mënyrë të veçantë, duhet të respektojmë gjendjen shpirtërore të këtyre djemve. Miqësia e tyre është një shembull se si duhet të jenë në realitet gjërat. Rusia dhe Ukrainë, nëse doni ta thoni, janë i njëjti vend.”

Malinovskyi ka treguar habi në lidhje me nisjen e ofensivës ruse në mediet sociale, duke shpërndarë imazhe dhe video nga vendi i tij, si dhe duke ofruar adresa për donacione. Pasi shënoi në një ndeshje kundër Olympiacosit, javën e kaluar, ukrainasi ngriti fanellën e tij për të zbuluar një mesazh ku shkruhej “Jo luftë në Ukrainë”.

UEFA dhe FIFA njoftuan se klubet dhe ekipi kombëtar rus nuk do të lejohen më të konkurrojnë në garat ndërkombëtare, duke aplikuar sanksione të mëtejshme sportive ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës javën e kaluar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...