Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Një ruse “mbretëresha” e re e Wimbledonit, triumfon në finale ndaj numrit 2 në botë

Elena Rybakina mposht Ons Jabeur në finale dhe fiton edicionin e tij viti (2022) të turneut Wimbledon. Tenistja ruse, që garon me flamurin e Kazakistanit, arrin suksesin e saj të parë në karrierë në Slam, duke iu imponuar numrin 2 në botë 2-1 me sete, 3-6, 6-2, 6-2, kundër çdo parashikimi në një duel që zgjati një orë e 51 minuta.

Në setin e parë tenistja tuniziane imponoi markën e saj, duke zbutur lojën agresive të Rybakinës. Në setin e dytë, megjithatë, muzika ndryshoi, me kazaken (e cili u largua nga federata ruse në vitin 2018) që e theu dy herë në shërbim Jabuer, duke e mbyllur me diferencë 6-2.

Në fillim të setit të tretë vijon momenti i shkëlqyer i Rybakinës, e cila fiton dy “game”-et e para dhe vë me shpatulla pas muri Jabeur, e cila edhe në këtë set final dorëzohet me të njëjtin rezultat 6-2. Rybakina bëhet tenistja më e re pas vitit 2015 që arrin të fitojë Wmbledonin.

Vlen të theksohet se në Wimbledon u ndalua pjesëmarrja e tenistëve rusë, por pikërisht një ruse 24-karatëshe ia doli të triumfojë, pasi vetë Rybakina ka lindur e jeton në Moskë, ndonëse garon me flamurin kazak.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...