Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Një shqiptar ndëshkon “Aspirinat”, goli i dytë në Bundesligë në më pak se dhjetë ditë

Një shqiptar zhbllokon sfidën mes Augsburgut dhe Bayer Leverkusenit, në sfidën e parë të javës së 19-të të Bundesligës. Në minutën e 55-të, vendësit kaluan në epërsi falë golit të Mërgim Berishës, që “u harrua” i vetëm në zonë, pa hasur asnjë vështirësi për ta dërguar topin në rrjetë me kokë. Ky finalizim rezultoi vendimtar për fitoren minimale të Augsburgut.

Për 24-vjeçarin është goli i dytë brenda pak ditës, pasi ka shënuar golin e fitores në sfidën e 25 janarit, kundër Borussias së Moenchengladbachut.

Mërgim Berisha ka lindur në Gjermani dhe ka luajtur 13 ndeshje me përfaqësuesen U-21 të këtij vendi.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...