Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Një shqiptar objektivi i radhës për mbrojtjen e Milanit!

Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qëndërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër sa më të plotë për vazhdimësinë e sezonit. Kuqezinjtë do të jenë të vëmendshëm në merkaton e ardhshme për të shfrytëzuar të gjitha rastet dhe mundësitë që do t’u jepen. Duke iu referuar portalit todofichajes.net, objektivi i ri i Milanit për mbrojtjen është Shkodran Mustafi. Mbrojtësi me orgjinë shqiptare ka refuzuar në disa raste rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe më shumë gjasa do të kërkojë të largohet që në janar, pasi kontrata i skadon në verën e vitit 2021. Duke pasur parasysh faktin që mund ta humbasë me parametër zero pas disa muajsh, në janar Arsenali mund ta lejojë futbollistin të largohet për një shifër prej rreth 6 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...