Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një shqiptar synon kualifikimin në “Katar 2022” me Malajzinë

Një shqiptar në përfaqësuesen e Malajzisë në futboll. Liridon Krasniqi, i cili konsiderohet lojtari i huaj më i suksesshëm në Superligën e këtij vendi, ka vendosur të luajë për kombëtaren malajziane me dëshirën e madhe për të dhënë kontribut në kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

27-vjeçari është grumbulluar me Malajzinë për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Azisë për botërorin që do të mbahet pas tre vjetësh. Mediet malajziane kanë konfirmuar të hënën se Krasniqi tashmë është pajisur me nënshtetësi dhe ka të drejtë loje në këto eliminatore.

Ai pritet të debutojë te Malajzia më 5 shtator në ndeshjen kundër Indonezisë. Kjo përballje i përket Grupit G eliminator, në të cilin bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnami e Tajlanda. Fituesi i grupit, do të avancojë në raundin e tretë eliminator, përmes të cilit pastaj kërkohet kualifikimin për botërorin “Katar 2022”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...