Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një skenar pa Champions, Ronaldo dhe Pogba/ Ja revolucioni i United për sezonin e ardhshëm

Pjesa në të cilën Manchester United ka vuajtur më së shumti në këtë sezon ka qenë vazhdimësia. Mungesa e pikëve në disa prej ndeshjeve të cilat kanë qenë një detyrim për t’u fituar nga Djajtë e Kuq kanë bërë që këta të fundit tashmë të rrezikojnë vendin e katërt në kampionat dhe kjo do të thoshte se sezonin e ardhshëm nuk do të ishin pjesë e Champions League. Por, pa pjesëmarrjen në këtë kompeticion, United do të humbiste edhe disa prej yjeve të skuadrës si Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba, pa haruar edhe Cavani, Marcus Rashford e Lingard.

Luzitani e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të qëndrojë në Old Trafford pa Champions League, ndërsa nga ana tjetër, mesfushri francez pa Ligën e Kampionëve do të bindej edhe më shumë për t’u larguar nga klubi ndërsa është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani ka refuzuar rinovimin. Por, nëse i gjithë ky skenar do të përligjej atëherë sezonin e ardhshëm skuadrën do ta priste një revolucion total në merkaton verore.

Kështu, mediat britanike bëjnë të ditur se në mbrojtje emri i preferuar është Akanji nga Dormtmund që mund të formojë dyshen e qendrës së bashku me Varane. Në mesfushë, si pasues i Pogba konsiderohet Kalvin Phillips nga Leeds, i cili ka një vlerë më të ulët se Declan Rice ndërsa pranon të transferohet te United edhe pa prezencën e tyre në Champions League.

Sa i takon repartit të avancuar, preferencë e parë është Erling Haaland, por Manchester United do të kënaqej edhe me një mes Patrick Schick të Leverkusen dhe Aleksander Isak të Real Sociedad.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...