Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një sulmues dhe një mesfushor, prezantohen te Partizani

Partizani vijon përgatitjet në Ohër, në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Europa Leagues, përballë sllovenëve të Mariborit, ndërsa drejtuesit po punojnë për përforcimin e skuadrës.

Të kuqtë kanë njoftuar sot arritjen e marrëveshjes për afrimin e sulmuesit malazez, Stefan Nikoliç, i cili ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Partizanin.

Sulmuesi 28-vjeçari është bashkuar tashmë skuadrës dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Skënder Gega në stërvitjen e pasdites së sotme, në orën 18:00.

Nikoliç së fundi ka qenë pjesë e skuadrës Napredak Krusevaç, në Superligën serbe, ndërsa më herët ka luajtur me skuadra si Steaua e Bukureshtit në Rumani, Lierse dhe Roeselare në Belgjikë, CSKA e Sofies në Bullgari dhe Istra 1961 në Kroaci.

Krahas sulmuesit malazez, të kuqtë kanë arritur marrëveshjen edhe me mesfushorin 19-vjeçar Henri Okebugwun, i cili vjen në huazim nga klubi i Egnatias, ku luajti sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...