Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një sulmues kolumbian për Kukësin, zyrtarizohet 21-vjeçari

Tjetër zyrtarizim nga Kukësi pak orë pas mbylljes së merkatos. Klubi verilindor ka njoftuar nënshkrimin me një sulmues kolumbian, me përvojë edhe në futbollin brazilian. David Martinez, 21-vjeçar, ka nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

Njoftimi i Kukësit:

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i majtë, Juan David Martinez është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 21-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

Kolumbiani vjen te Kukësi nga kampionati brazilian, aty ku së fundmi ishte pjesë e Fortalezas. Martinez ka luajtur më parë edhe me Coritiban në Brazil dhe me Cortuluan në Kolumbi. 21-vjeçari numëron edhe 18 ndeshje me Kolumbinë U17, ka ka realizuar 2 gola.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Juan David Martinez dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Juan!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Juan David Martinez

Mosha: 21 vjeç

Gjatësia: 1.79 m

Kombësia: Kolumbian

Pozicioni: Sulmues i majtë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...