Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Një sulmues krahu për Inzaghin, Interi pranë përforcimit të parë

Drejtuesit e Interit nuk kanë bërë asnjë përforcim deri tani, por ditët e fundit të merkatos së janarit pritet të sjellin dhuratën e parë për trajnerin Simone Inzaghi.

Ivan Perisic ndodhet në vitin e fundit të kontratës, rinovim mes palëve nuk do të ketë, kroati do të largohet si lojtar i lirë në verë dhe kampionët e Italisë kanë zgjedhur ta zëvendësojnë atë me Filip Kostic.

Sulmuesi i majtë serb është pjesë e Eintracht Frankfurt prej vitit 2018. Emri i tij është lidhur edhe në të kaluarën me Interin, që ka bërë ofertën e parë zyrtare për klubin gjerman.

Huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje, por tek Eintrachti nuk janë dakord. 29-vjeçari kërkon me çdo kusht transferimin te zikaltrit dhe shpreson që klubi i tij të pranojë ofertën e Interit.

Giuseppe Marotta nuk heq dorë dhe po beson tek arritja e një marrëveshje me homologët gjermanë, për të vendosur Kostic nën urdhrat e trajnerit Inzaghi për pjesën e mbetur të sezonit.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....