Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Një sulmues “low cost” për Man. United, synohet 33-vjeçari që luan në Itali

Manchester United do të bëjë debutimin në kampionat pikërisht pasditen e sotme me sfidën në shtëpi ndaj Brightonit, e ndërsa trajneri Ten Haag mendon për ta nisur sa më mirë përballë tifozëve të skuadrës, drejtuesit punojnë ende për merkaton.

Kështu së fundi ka dalë në skenë emri i sulmuesit austriak Marco Arnautovic, i cili është pjesë e Bolognës, por burime pranë klubit emilian flasin për një interesim zyrtar të “djajve të kuq” për kartonin e tij.

Futbollisti 33-vjeçar është një njohës i mirë i Premier Leagues, pasi ka luajtur më herët aty me Stoke City e Ëest Ham, teksa për “djajtë e kuq” shihet si një lojtar cilësor, që mund të vijë me kosto shumë të ulët në Manchester.

Arnautovic ka edhe një vit kontratë me Bolognën, megjithatë përballë një oferte prej 7-8 milionë eurosh mund të largohej drejt Anglisë, aty ku Manchester United mund t’i ofrojë pagë më të mirë dhe sigurisht më shumë prestigj në vitet e fundit të karrierës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....