Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Një talent “hap luftën” mes Realit dhe Atleticos, Los Blancos “thyejnë” ujdinë 15-vjeçare me rivalët e qytetit

Real Madrid dhe Atletico Madrid janë dy rivalë të përbetuar në fushë teksa në këto vite kemi qenë spektatorë të luftës sportive që dy skuadrat ushtrojnë ndaj njëra-tjetrës për 90-minuta. Ndërkohë, ashtu siç duhet të ndodhë, jashtë fushës drejtuesit respektivë kanë imponuar respekt ndërsa edhe në merkato prej 15-vitesh kanë vendosur një pakt për të mos prekur lojtarët e njëra-tjetrës kur vjen puna tek të rinjtë e akademisë.

Megjithatë, kur vjen puna tek ndonjë talent që cilësohet si “jashtë serie”, atëherë te Real Madrid vështirë të përmbahen dhe në fakt, kampionët në fuqi të Champions League kanë nisur nga puna për t’i rrëmbyer “kushurinjve” një djalosh të datëlindjes 2007.

Fjala është për Jesus Fortea, i cili aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë. Fortea ka nënshkruar për Atleticon para tre vitesh, me Los Colchoneros që e kanë transferuar nga Levante. Së fundmi, agjenti i 15-vjeçarit është takuar me përfaqësuesit e Real Madrid dhe i ka komunikuar Atleticos se nuk dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me ta.

Por, si për të mos mjaftuar Fortea, Real është vënë në “ndjekje” të edhe një tjetër talenti nga akademia e Atleticos dhe bëhet fjalë për mesfushorin Nacho Aalameda i cili mbi të gjitha mban edhe shiritin e kapitenit te të rinjtë e skuadrës.

Në këtë formë, Real rrezikon të “hedhë në erë” marrëveshjen me Atleticon, megjithatë te Los Blancos kanë bindjen se “kushurinjtë” nuk mund t’i bëjnë dëm dhe nuk do të jenë të në gjendje që të marrin prej tyre lojtarët e talentuar të akademisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...