Real Madrid është në kërkim të një portieri të dytë, pasi Thibaut Courtois është i paprekshëm. Spanjollët duan një për të zëvendësuar Andriy Lunin, i cili në të ardhmen mund të marrë vendin e portierit belg.
Mediat iberike shkruajnë se Reali po shikon “gardianin” e Anderlecht, Bart Verbruggen. Për të interesohen edhe klubet angleze të Liverpool dhe Manchester United, çka e bën garën mjaft interesante.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Holandezi, vetëm 20 vjeç, është nën kontratë deri më 30 qershor 205 dhe klubi belg e shet atë për të paktën 5 milionë euro. Verbruggen është edhe portier i Holandës U21.
