Merkato

Një talent nga Kosova i bashkohet kolonisë shqiptare te Lokomotiva e Zagrebit

Skuadra e Llapit e ka nisur me marsh shumë të ulët sezonit, teksa në pesë ndeshje ka marrë vetë një pikë, por sa i përket strategjisë me talentet duhet duartrokitur. Skuadra nga Podujeva ka njoftuar huazimin e 18-vjeçarit Hajdin Salihu te Lokomotiva e Zagrebit, në Kroaci, ku do t’i bashkohet kolonisë së shqiptarëve te kjo skuadër (Jon Mersinaj, Edis Maliki, Enis Çokaj, Sherif Kallaku, Dzemail Ibishi, Françesko Tahiraj dhe Indrit Tuci).

Njoftimi i Llapit:

“Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18-vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bën pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazojë Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerjeje të kartonit të tij.

Hajdin Salihu ka debutuar në Superligë 17 vjeç, duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Fitues i “Elite Round” me Kosovën U-17.

Kapiteni i Kosovës U-19, pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U-21.”

K.F. Llapi i dëshiron shumë suksese te Lokomotiva të Zagrebit. Presim që t’i tregojë vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrijë shumë lart si futbollist.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency