Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Një titullar kërkon rritje page, Reali i prerë: Boll i ke aq miliona, të mjaftojnë

Ferland Mendy mbylli sezonin e tretë me Realin e Madridit. Mbrojtësi i majtë është kthyer në titullar fiks tek ekipi i Carlo Ancelottit, teksa dha kontributin e tij në fitimin e titullit kampion, Superkupës së Spanjës dhe Champions League.

27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me “Los Blancos” dhe përfiton 4.6 milionë euro në sezon. Miliona që nuk mjaftojnë më sipas lojtarit francez, i cili u ka kërkuar drejtuesve rinovimin dhe rritjen e pagës.

Ok Diario shkruan se kërkesa e lojtarit me origjinë nga Senegali është refuzuar nga presidenti Florentino Perez. “Boll i ke aq miliona, janë mese të mjaftueshme për ty”, ka qenë përgjigja për Mendy.

Te Reali nuk e kanë problem nëse e humbasin lojtarin anësor. Nëse ai ka pakënaqësi mund të kërkojë për një klub tjetër që është i gatshëm të paguajë 55 milionë euro për t’ia “rrëmbyer” klubit spanjoll.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...