Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin

Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin

Shqipëria kërkon një tjetër event madhor të futbollit. SuperSport ka mësuar se Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar për të fituar të drejtën e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve të vitit 2027 në Shqipëri. Padyshim një projekt ambicoz  që do ta vinte Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.

Ky aplikim vjen vetëm pak kohë pasi Shqipëria fitoi të drejtën e organizimit të Europianit për moshat U-17, teksa akulli i eventeve kontinentale u thye me finalen e madhe të Conference League në edicionin e parë të saj mes Romës dhe Feyenoord në “Air Albania”.

Gjithsesi organizimi i një turneu si europiani kërkon shumë më tepër përpjekje edhe për shkak të kohëzgjatjes si dhe numrit më të madh të ndeshjeve dhe akomodimit të shumë skuadrave pjesëmarrëse.

Pikërisht këtu qëndron dhe strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka nisur nga puna për akomodimin e Europianit të vitit të ardhshëm për 17 vjeçarët,  ku ndeshjet do të luhen në 4 stadiume, “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe “Arena Egnatia”, ndërkohë që  po punohet për të patur gati dhe 8 qendra stërvitore me bar natyral ku do të stërviten skuadrat pjesëmarrëse, ku janë përfshirë që nga ambientet e reja të Shtëpisë së Futbollit, kompleksi Skënder Halili, stadiumi i Kamzës, “Niko Dovana” në Durrës apo dhe “Tofik Jashari” në Shijak.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Në këtë mënyrë FSHF jo vetëm ka kryer pjesën më të madhe të investimeve që mund të shfrytëzohen edhe për një Europian të 21-vjeçarëve, por edhe mund të krenohet në aplikimin e saj me një infrastrukturë të sapo rikonstruktuar. Sigurimi i të drejtës për të mikpritur Europianin e U-21 për vitin 2027 do të ishte padyshim një arritje e mrekullueshme, duke e kthyer vendin në keryeqendrën europiane të futbollit për një event të rëndësishëm që mbledh talentet më të mëdhenj të kontinentit por dhe një aktivitet jashtëzakonsisht fitimprurës për ekonominë e vendit.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...