Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Një tjetër “himn” për Vllazninë, Sidrit Bejleri sjell këngën dedikuar kuqebluve

Pavarësisht disa hapave fals në javët e fundit, Vllaznia vijon të kryesojë renditjen në Kategorinë Superiore dhe në Shkodër vijojnë të jenë entuziastë me paraqitjen e skuadrës.

Së fundi, me nismën e sponsorit Alban Xhaferi, kantautori i njohur shkodran Sidrit Bejleri ka publikuar edhe një këngë për klubin e Vllaznisë, e cila është lancuar në rrjetet sociale vetëm pasditen e sotme.

Regjistrimet e klipit janë bërë në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa nuk mungojnë as pamje nga ndeshjet e kuqebluve gjatë këtij sezoni, ndërsa kënga ka marrë komente mjaft pozitive në orët e para të publikimit.

Teksti i këngës “Vllazni”

Porsi gurë të Rozafës së lashtë
Ti Vllazni me vllazën bashkë
Gjyshat tonë e baballarët
Brez mbas brezit ty të kanë dashtë

Ti je djepi, je futbolli
Na ndez zemrën, krahanorin
E tanë botën të na falin
Për Vllazninë kangën s’e ndalim

Vllazni, Vllazni
Je dashnija jonë
Ne me ty, ne me ty
Kuq e blu gjithmonë

Emri jot asht histori
E kena thirrë na qysh fëmijë
Do ta thrrasim prapë të tanë
Sa të ketë Shkodër e shkodranë

Ti je kuq si zemrat tona
Edhe blu si qiell’ i Zotit
E me ty do të jemi gjithmonë
Si kur humb e kur fiton

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...