Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një tjetër kampion bote vendos të varë këpucët në gozhdë

Pas Andrea Pirlos, një tjetër kampion bote me Italinë në vitin 2006 vendos t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Alberto Gilardino, sikurse zbulon “Gazzetta dello Sport”, i ka refuzuar të gjithë ofertat që i kanë ardhur nga Seria C, pasi do të varë këpucët në gozhdë.

36-vjeçari, për të cilin shfaqi interes edhe Monza (së shpejti do të jetë nën kontrollin e dyshes Berlusconi-Galliani), do të nisë karrierën si trajner. Sezonin e fundit luajti në Serinë B me Spezian, skuadër me të cilën luajti 16 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

Përveç triumfit me përfaqësuesen italiane, Alberto Gilardino mbyll një karrierë të suksesshme gjatë së cilës ka fituar të tjerë trofe të rëndësishëm me fanellën e Milanit: Champions Leaguen, Superkupën e Europës dhe një Botëror për Klube. Në palmaresin e tij është shtuar edhe një titull kampion me Guangzhu Evergrande në Kinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...