Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një tjetër Martinez tek Interi, por do të jetë zëvendësuesi i Sommer

Pas Lautaros, një tjetër Martinez për Interin. Natyrisht, duhet pritur edhe ca për të parë tymin e bardhë, por klubi zikaltër, pasi ka nisur negociatat ditët e fundit, është gati të përshpejtojë për ta bërë të vetin portierin në pronësi të Genoas.

Ai është i zgjedhuri për të zënë vendin e Emil Auderos në skuadrën që ka në dispozicion Simone Inzaghi.

Klubi zikaltër është në kërkim të një portieri që do të marrë rolin e zëvendësit të Sommer dhe që do të jetë në gjendje të garantojë vazhdimësinë e portës kur të jetë nevoja.

Ndër emrat që u përmendën, spikatën ata të Bentos, Okoye, Jorgensen, Lunin dhe Mandas, por në fund zgjedhja ishte Josep Martinez.

Lexo edhe:

Sipas asaj që raportoi Fabrizio Romano, negociatat janë në fazë të avancuar. Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Josep Martinez, ndërsa Genoas i është paraqitur një ofertë prej 10 milionë eurosh plus një lojtar.

Për momentin, të dy klubet kanë folur për katër profile në veçanti: Gaetano Oristanio (sulmues 21-vjeçar i rikthyer nga një sezon i huazuar te Cagliari), Martin Satriano (i rikthyer nga huazimi te Bresti), Francesco Pio Esposito (i kthyer nga huazimi te Spezia) dhe Mattia Zanotti (mbrojtësi i djathtë, i cili do të kthehet në Itali pas një eksperience në St. Gallen).

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...