Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Një tjetër shqiptar në radarët e Interit, synohet firma me parametra zero

Një tjetër shqiptar në radarët e Interit, synohet firma me parametra zero
Një tjetër shqiptar në radarët e Interit, synohet firma me parametra zero

Rocco Vata në radarët e Interit. Klubi zikaltër dërgoi përfaqësues të vetët për të ndjekur nga afër ndeshjen  të rinjve mes Lazios dhe Celtic, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht djali i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vatës, i cili vesh fanellën e klubit skocez.

Vata ka kontratë me Celtic deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Celtic si klubi që e ka formuar futbollistin.

Mediat pranë klubit zikaltër raportojnë se Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Lexo edhe:

  1. Çmime të arsyeshme, Ballkani ka një thirrje për tifozët shqiptarë
  2. Sylvinho “sms” FSHF-së për kontratën: Dua të çoj Shqipërinë në Kupën e Botës
  3. “Grabitje, vendim i neveritshëm”, penalltia e PSG-së tërbon anglezët
  4. Ndalet edhe Thiaw, dëmtohen 5 nga 6 qendërmbrojtësit e Milanit

Gjithsesi plani i drejtuesve të Interit duket se është ta marrin dhe ta huazojnë në të tjerë klube të Serisë A, për t’i dhënë mundësinë të fitojë eksperiencë, para se të bëjë hapin e madh, atë të veshjes së fanellës zikaltër.

Rocco Vata luan edhe me Irlandën U21, megjithatë babai i tij, ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata, ka lënë të hapur mundësinë që i biri të veshë fanellën kuqezi në të ardhmen.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...