Serie A

Një tjetër shqiptar në Serie A, Parma paguan klauzolën e Andi Zeqirit!

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A. Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League. Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vjeçarëve të Zvicrës me të cilët ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, është vetëm një hap larg transferimit te Parma. Klubi i  Serie A ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të futbollistit nga Lozana.

Kjo për arsye se emilianët janë plotësisht të bindur nga cilësitë e 21-vjeçarit dhe sipas asaj që raporton “Sky Sport” kanë paguar tre milionë euro që liron futbollistin nga çdo përgjegjësi ndaj Lozanës. Kështu, Zeqiri do të ketë mundësinë të shfaqë talentin e tij në skenën e madhe, ndërsa më parë ka provuar të jetë pjesë edhe e radhëve të Juventus U-19. Në sezonin e fundit me Lozanën në kategorinë e dytë në Zvicër, Zeqiri shënoi 17 gola në 33 ndeshje duke ndihmuar skuadrën e tij të siguronte ngjitjen në Superligë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency