Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një tjetër shqiptar zgjedh Zvicrën, Kemal Ademi do luajë me helvetët!

Një tjetër futbollist me origjinë shqiptare zgjedh të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare. Talenti Kemal Ademi ndjek rrugën e lojtarëve të tjerë në kombëtaren helvete si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Dzemaili dhe jep OK final që të jetë nën urdhrat e trajnerit Petkovic, duke nisur nga kjo verë.

24 vjeçari Ademi, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane, Basel kishte të drejtë që të zgjidhte plot 4 kombëtare, Shqipërinë, Kosovën, Zvicrën ku luan prej vitesh dhe Gjermaninë për shkak se ka lindur në Filingen. Por ai preferoi helvetikët, falë edhe ndikimit të madh të drejtuesve të Basel, dhe kontratës së re.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se sulmuesi shtatlartë tani mund të luaj për Zvicrën dhe dosja e tij është pranuar nga qeveria e futbollit botëror.

“Për të përfituar të drejtën e aktivizimit, Federata e Futbollit të Zvicrës dhe Ademi duhet të dorëzonin disa dokumente dhe arsye të qëndrueshme në FIFA. Pas shqyrtimit të aplikimit, është dhënë leja”, thuhej në njoftimin e SFV. Ademi po bën një sezon të madh me Basel, pasi ka këtë edicion ka shënuar 10 gola, ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje në total.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...