Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Një tjetër skenar për Haaland, Dortmund i ofron rinovimin me një kusht

Erling Haaland është emri më i kërkuar nga klubet e mëdha europiane duke qenë se sulmuesi ka treguar potencialin e tij shënues me Borussia Dortmund në Bundesliga. Por, një tjetër aspekt që e bën norvegjezin edhe më të dëshiruar është klauzola që ka në kontratën me gjermanët, në të cilën ai është i lirë të largohet për shumën e 75 milionë eurove ne verën e vitit 2022.

Ndërkohë, te Dortmund po mundohen të bëjnë gjithçka për ta mbajtur më gjatë në ekip xhevahirin e tyre dhe së fundmi kanë menduar t’i bëjnë një propozim 21-vjeçarit.

Kështu, drejtuesit e Borussias janë të gatshëm t’i ofrojnë futbollistit rinovimin e kontratës me dyfishin e rrogës aktuale, por me kushtin që klauzolën prej 75 milionë euro që hyn në fuqi verën e 2022-shit, ta shtyjë për në verën e vitit 2023. Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të jetë dakord me ofertën e re, teksa Real Madrid prej kohësh e ka kthyer Haaland në objektivin kryesor.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...