Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Një tjetër trajner shqiptar në Kosovë, Gentian Mezani firmos me Gjilanin

Gentian Mezani është zyrtarisht trajner i Gjilanit në Ipko Superligën e Kosovës. 39-vjeçari nga Vlora udhëtoi të mërkurën drejt Kosovës, ku firmosi kontratën me ekipin e tij. Nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes, por besohet se kontrata është 2-vjeçare.

Ndërkohë Alban Hyseni, do t’i rikthehet pozicionit të tij të mëparshëm si ndihmëstrajner.

Gentian Mezani karrierën si trajner e ka nisur pikërisht në vendin e tij të lindjes, Vlorë, me moshat e Flamurtarit, për të marrë në vitin 2016 edhe zyrtarisht detyrën e shefit të shtabit teknik në ekipin e parë të kësaj skuadre dhe duke vazhduar të punojë deri në fundin e edicionit 2017.

Pasi drejtoi Flamurtarin deri në fundin e edicionit Mezani i ndau rrugët me ekipin e fëmijërisë, derisa nga viti 2017 u bë pjesë e Laçit, ekip me të cilin shkroi historinë.

Mezani drejtoi Laçin për 31 ndeshje, duke e çuar deri në në finalen e Kupës së Shqipërisë (humbi 1-0 me Skënderbeun) dhe arriti të siguronte pozitën e katërt dhe pjesëmarrjen ne Europë për ekipin kurbinas.

Mezani në edicionin e fundit drejtoi ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës deri në janarin e vitit 2019.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...