Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Një Top i Artë edhe për Lewën, France Football reflekton dhe kërkon ndjesë për Paolo Rossin…

Topi i Artë i fituar nga Lionel Messi shkaktoi polemika të shumta, pasi një pjesë e mirë e opinionit sportiv ishin pozicionuar krah polakut Robert Lewandowski, i cili duhej ta fitonte këtë çmim që vitin e kaluar, por atëherë France Football anuloi ceremoninë.

Në një intervistë, kryeredaktori i revistës së njohur franceze, Pascal Ferre zbuloi se po merret në konsideratë akordimi i Topit të Artë për sulmuesin e Bayernit të Mynihut, që e meritoi plotësisht për atë që bëri dhe arriti me bavarezët në vitin 2020.

“Nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Po e mendojmë, por në të njëjtën kohë duhet të respektojmë traditën e Topit të Artë, që bazohet te votimi. Ajo që tha Messi ishte diçka inteligjente, pasi vitin e kaluar e meritoi Lewa. Sa i përket votimit tim personal, zgjodha Lewandowskin, megjithatë mendoj se e meritoi Messi”, tha kryeredaktori I revistës France Football, që organizon edhe ceremoninë e Topit të Artë.

Ndërkohë pikërisht për organizatorët ka pasur edhe një kritikë tjetër, pasi gjatë ceremonisë u kujtuan dy legjenda të futbollit si Diego Armando Maradona e Gerd Muller, por nuk u përmend fare italiani Paolo Rossi, i cili ka fituar Topin e Artë më 1982-shin.

“Më vjen keq që çdo detaj i ceremonisë shikohet për të bërë polemikë. Ajo e Paolo Rossit ishte një harresë njerëzore, një detaj që na shpëtoi, megjithatë po qe nevoja, flas edhe me familjarët e tij për t’u kërkuar ndjesë”, deklaroi Pascal Ferre.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...