Basketboll

Një vit pa Kobe Bryant, basketbolli nuk është më si më parë

Ka kaluar tashmë një vit, por duket sikur ka ndodhur dje. Kur lajmi i vdekjes së Kobe Bryant, pas përplasjes së helikopterit me të cilin udhëtonte, jashtë Los Angelesit, po pushtonte ekranet më 26 janar 2020, askush nuk donte ta besonte. Të gjithë adhuruesit e sportit, jo vetëm ata të basketbollit, kryqëzuan gishtat në unison, duke shpresuar se ishte në një nga ato “fake news”, që herë pas here shfaqen në rrjet.

Për fat të keq, gjithçka ishte e vërtetë. Papritmas, një ndjenjë e përgjithshme dhimbjeje dhe më pas një mpirje goditi të gjithë botën e sportit për humbjen e një ikone të paimitueshme.

Një nga basketbollistët më të mëdhenj vdiq në moshën 41-vjeçare. Së bashku me Koben, në atë mëngjes të mallkuar në Los Angeles, në bordin e helikopterit të tij privat ishin edhe tetë persona të tjerë dhe askush nuk arriti të mbijetonte. Mes tyre ishte vajza e tij, Gianna Maria e vogël, e quajtur Gigi, e cila ishte vetëm 13 vjeçe, por kishte ëndrra të madha. Ishte duke menduar për universitetin dhe një karrierë si basketbolliste për të mbledhur trashëgiminë e babait të saj, nga i cili ajo, praktikisht, nuk u nda kurrë.

Një dhimbje e madhe, e aftë të ndalojë një vend që, pothuajse në mënyrë cinike, shumë shpesh e përdor shprehjen “the show must go on” (shfaqja duhet të vazhdojë).

Kobe, i lindur në Filadelfia, por i rritur në Itali (midis Rietit, Reggio Calabrias, Pistoias dhe Reggio Emilias, gjithmonë, duke ndjekur babanë e tij, Joe “Jellybean” Bryant), ishte bërë burrë në NBA, ku u shndërrua, mes shumë gjigantëve të tjerë të basketbollit, “Black Mamba”, referuar gjarprit helmues më të shpejtë dhe më vdekjeprurës në botë.

Falë asaj që ai e quajti “mendësia mamba”, e cila përmblidhte vendosmërinë, etikën e punës dhe aftësinë për të reaguar ndaj vështirësive, Bryant kishte fituar pesë tituj në ligën më të rëndësishme të basketbollit në botë (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010) pa harruar një seri të pafund çmimesh individuale, gjithnjë mes Los Angeles Lakers.

Gjithashtu, fitoi dy medalje të arta olimpike dhe u bë një nga lojtarët e paktë në histori që arriti të sfidonte në debatin e përjetshëm të më të madhit të të gjitha kohërave, shkëlqesinë e tij, Michael Jordan.

Bryant arriti një seri të pashembullt rekordesh dhe është akoma mbajtësi i rekordit të performancës së dytë më të mirë në NBA: 81 pikë të shënuara më 22 janar 2006 ndaj Toronto Raptors. Kapitullin e basketbollit të luajtur e mbylli paqësisht, me vetëdijen se kishte dhënë gjithçka mbi parket. Një koncept i shprehur më së miri në filmin e shkurtër “Dear Basketball”, fitues i një Oskari në vitin 2018.

Pas frazës së famshme “Mamba out”, me të cilën përfundoi fjalimin e mbajtur pas ndeshjes së tij të fundit në karrierë, kishte vendosur t’i përkushtohej plotësisht familjes së tij dhe të përdorte imazhin e tij për të mirën e komunitetit. Themeloi Fondacionin Sportiv Mamba, për të ndihmuar familjet në nevojë dhe për të shpëtuar vajza dhe djem nga rreziqet e rrugës.

Ai kishte mbetur në botën e basketbollit, duke promovuar basketbollin e femrave. Kobe Bryant mbajti kontakte me ish-shokët e tij të skuadrës (sidomos me Pau Gasol) dhe madje zgjidhi përfundimisht mosmarrëveshjet me Shaquille O’Neal, i cili u largua nga Los Angeles Lakers, pas tre titujve të fituar së bashku, pikërisht për shkak të përkeqësimit të marrëdhënies me Bryant.

Basketbolli, pas 26 janarit 2020, nuk ka qenë kurrë më i njëjti, veçanërisht në NBA. Lakers i kushtuan në mënyrë të pashmangshme titullin që fituan në tetor 2020, në Orlando, në fund të sezonit më surreal në histori për shkak të pandemisë. LeBron James, i cili vetëm një ditë para aksidentit tragjik kishte parakaluar Kobe-n në klasifikimin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave, dha gjithçka për ta arritur këtë sukses dhe për t’ia dedikuar legjendës.

NBA humbi një nga ambasadorët e saj më karizmatikë një vit më parë, një nga ata që në jetën e tij kishte qenë në gjendje të demonstronte se sporti me të vërtetë mund t’i përmirësojë njerëzit, jo vetëm nga pikëpamja fizike, por edhe nga ajo e karakterit. Një nga ata që para se të ishte lojtar, ishte një pasionant, që shkonte në ndeshje për të përqafuar dhe për të dhënë këshilla për LeBron James, Giannis Antetokounmpo, Luka Doncic, duke u thënë atyre: “Hej, jeni të fortë, por unë isha më shumë”, para se provokimin ta shndërronte në përqafim, duke u shkrirë në një buzëqeshje që u mungon ekstremisht të gjithëve!

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency